“Style is a way to say who you are without having to speak”
Koncepti ideor nga themeluesit e faqes Laos-Brand
Në krijimin e konceptit ideor si qëllim parimor e kemi kategorizuar fjalën BESIM, pasi që kjo ndihmon për të krijuar përceptim të lehtë dhe zgjidhje të shpejtë.Andaj, ne si themelues të faqes Laos-Brand, së pari kemi dëshiruar që personalitetin tonë ta kategorizojmë si blerës të rëndomtë para se të veqohemi direkt me emërtimin biznes, ky veprim është bërë me qëllim që të njohim për së afërmi pozicionin e të qenurit blerës dhe shitës si dhe për të mësuar direkt mbi: dëshirat, kërkesat, nevojat dhe ankesat e klientles.Gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët si dhe analizave të shumta në konceptin e të qenurit blerës apo shitës kemi mësuar që në tregun virtual aty ku klientela vetëm mund ta shikoj një produkt të caktuar në formë të ngrirë por nuk mund ta prekë, nuhas, shijojë apo provojë, rol të veçantë do të luante koncepti i të qenurit real në relacionin e përbashkët Biznes - Klient për të cilën ne e kemi kategorizuar me emërtimin BESIM.Pa dyshim që lidhshmëria dhe besimi i ndërsjellët bëhet edhe më i fortë kur ne si themelues të faqes Laos-Brand do të jemi të ekspozuar dhe me kontakte të hapura për ju si vizitorë/e apo blerës/e. Ju përveç që do ta keni mundësinë të përzgjedhni koleksionin më të bukur për ju, njëherit do ta keni mundësinë që të njoheni me pronarët dhe të keni kontakte të drejtpërdrejta.
Produktete që ofrohen nga ne janë produkte të kualitetit dhe cilësisë së larte, kjo nënkupton që çdo gjë punohet me punë dore dhe kerkesa juaj për blerje na bënë unik që të krijohet çdo gjë nga e para. Ne si pronarë të webfaqes online Laos-Brand, jemi njohës të mirëfilltë të tregjeve dhe modeleve ekstravagante, gjë që na ka bërë të mendojmë dhe analizojmë mirë se çfarë duhet të ofrojmë më qëllim që të jemi një mundësi e hapur në zgjidhjen e problemit tuaj.
ANDAJ… live.love.LAOS
